Pamja e skamjes nga Rilindja, shqiptarët me shpejtësi drejt skëterrës së urisë

E mërkurë, 02 October 2019 16:13

Regjimet totalitare për ne që i njohim shumë mirë kanë një gjë të përbashkët me narkoshtetin: meqenëse këtë të fundit po e njohim edhe më mirë. Varfëri, uri, tejkalim i skamjes, miliarda në duart e një grupimi, vrasje politike që zëvendësohen me luftën midis narkogrupeve, ku një ndihmë të madhe jep edhe narkopolicia.

Shqiptarët duhet ta shohin mirë këtë foto e ta ngulisin në mendje. Nuk është e largët dita që është bërë. 30 vjet më parë. Deri para qershorit të këtij viti askush nuk e kishte mënuar se Shqipëria sërish , 30 vjet pas shembjes së regjimit komunist, do të shkonte në votime moniste. Por ajo ndodhi. Askush të mos habitet që 30 vite pasi është bërë kjo foto shqiptarët me shpejtësi po shkojnë drejt skëterrës së urisë. Narkoshteti, njësoj si diktatura ka një princip: përdorimin e dhunës ekstreme për nënshkrimin dhe varfërimin e 95% të shumicës për të pasuruar në mënyrë të frikshme 5% e mbetur. Filozofia është e njëjtë. Shqiptarët duhet ta nglsusin shumë mirë në mendje këtë foto se me shpejtësi po afrohet dita që radhët që kanë filluar do ët forcohen, pastrimi i parave të drogës nuk do lejë asnjë vend për jetë normale të njerëzve që jetojnë jashtë këtij trafiku. Koncesionet dhe PPP-rat vazhdojnë për 5% dhe bilionerë e miliarderë të ngritur me ndihmën e regjimit pjesës tjetër nuk do i lenë as 800% lekë të vjetra për bukë.

Shqiptarët ta ngulisin mirë këtë foto se po vjen dita që para kësaj pamje tmerrësisht të trishtë do jenë ata në radhë për të blerë bukën e përditshme.

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 17:23
Login to post comments