Bie fasada e Ramës për "Migjenin", qytetarët mbeten 4 orë në avionin e rilindjes

E mërkurë, 02 October 2019 17:42

Pa kaluar dy ditë bie fasada e propagandës së Ramës për avionin shqiptar “Migjeni” i cili kryen fluturimet drejt Italisë. Udhëtarëve u është dashur të presin 4 orë për nisjen e tij çka u ka shkaktuar vonesa dhe shqetësime për aktivitetet dhe arritjen e orareve të punës për disa emigrantë.
Një denoncim është bërë në inboxin e ish-kryeministrit Sali Berisha ku qytetari i dërgon edhe një foto mo mënyrën e të protestuarit ndaj fasadës Rama.
“Qytetari përshëndet nisjen me 4 ore vonese te fluturimit te ‘Migjenit’ me nje parulle “Rama ik”! s.b” shkruan Berisha teksa e shoqëron me foton e mëposhtme.

71174996_1384756778351892_7133615699955548160_n.jpg

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 17:55
Login to post comments