Dhunimi i shtatores së Mbretit Zog, Reagojnë Legalistët: Policia të gjejë autorët, armiqtë e Kombit po ngrenë krye!

E mërkurë, 02 October 2019 17:54

Një akt vandal ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku është dhunuar shtatorja e ish-mbretit Zog, e cila qëndron e vendosur tek ish-stacioni i Trenit në kryeqytet.

Për këtë ngjarje të rëndë, ka reaaguar kryetari i Partisë së Legalitetit, Shpëtim Axhami që ka deklaruar se armiqte tradicional të Kombit ngrenë krye, pikerisht kur të vërtetat e deformimt të
historisë prej tyre fillojnë të dalin në shesh dhe kur filozofine Zogiste e kërkon vetë koha.

Partia Lëvizja e Legalitetit dënon me ashpërsimë më të madhe aktin vandal të përdhosjes së shtatores së Mbreti Zog, në bulevardin Zogu I.
Armiqtë e Shqipërisë janë aktivizuar sot në ditën e çeljes së ekspozitës kushtetuar Mbretëreshës Geraldinë në Muzeun Kombëtar për të shprehur urrejtjen e tyre patologjike komuniste.
Kërkojmë nga Prokuroria e Tiranës dhe Policia e Tiranës të identifikojnë autorët duke hapur një hetim për këtë akt politik vandal që përdhos një figurë të ndritur të Kombit shqiptar, si Mbreti Zog.
Ftojmë kryebashkiakun e Tiranës të ndreqë sa më shpejt aktin vandal dhe njëkohësisht distancimin e zyrtarëve të lartë të Shtetit shqiptar duke denoncuar këtë atentat që i bëhet memories dhe paqes sociale.
Në të kundert ne kemi format tona për të ju kunderpergjigjur ketyre akteve vandale me paramendim.

Shpëtim Axhami
Kryetar i PLL

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 17:59
Login to post comments