Flamur Noka flet për foton Rama-Obama: Hyri në SHBA nëpërmjet një mashtruesi

E mërkurë, 02 October 2019 18:47

Janë zbuluar detaje të reja për foton e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Barack Obama. Fax News ka zbuluar emrin e shqiptarit që lidhi Ramën për të berë të mundur një foto me Obamën në 2012 gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale.

Bëhet fjalë për shqiptarin Fatos Mucha i cili prej vitesh banon në SHBA, po jo me dokumente të rregullta.

Ndërkohë në studion e Fax News për të folur për këtë temë, ishte i ftuar ish-deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Noka shprehet se Partia demokratike ka denoncuar prej kohësh këtë skandal të madh korruptiv. Sipas Nokës, Rama ka përdorur një mashtrues për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë. Ish-deputeti thotë se kryeministri ka kryer krimin dhe e ka mohuar krimin.

Gjithashtu, ish-deputeti shprehet se në SHBA janë arrestuar dy persona dhe se Rama do të ketë të njëjtin fat si dy bashkëpunëtorët e tij. Më tej, Partia Demokratike, shprehet Noka, do ti drejtohet SHBA-së nëse nuk do të bëhet drejtësi në vendin tonë.

“Skema është denoncuar prej kohësh nga PD. Është një skandal i madh korruptiv dhe shkelje ligji. Është shkelje e madhe e ligjeve amerikane. Fshehja e parave është në shkelje të ligjit shqiptar.

Ku i gjeti aq shumë para Rama? Në ç’mënyrë i futi në SHBA? Shteti shqiptar duhet të kishte nisur hetimin prej kohësh.

Të gjithë janë dënuar në bazë të ligjeve shqiptare, përveç kryeministrit. Rama penetroi në Shtëpinë e Bardhë mes një mashtruesi. Rama duhet të përballet me drejtësinë në vend dhe në SHBA.

Hetimi po thellohet nga organet e drejtësisë amerikane. Aiu përpoq të tregonte se kishte përkrahjen e Obamës.

Ka kryer një krim dhe ka mohuar krimin, dyfish krim. Në SHBA, ky krim ka 2 persona në burg, tani është radha e Ramës dhe ai do të ketë të njëjtin fat si dy bashkëpunëtorët e tij. Ka zgjedhur të vetmen mënyrë për të bërë politike, me mashtrim.”

Noka shprehet se nëse vendi ynë do të drejtësi të pavarur dhe jo të kapur nga kryeministri, sot Prokuroria e Përgjithshme do të kishte nisur hetimet.

“Nëse në vend do kishte dejtësi Prokuroria e Përgjithshme duhet të niste hetimet dhe ta merrte të pandehur Edi Ramën.

SHBA është aleati strategjik shqiptar, i besojmë dhe nëse nuk bëhet drejtësi ne do u drejtohemi SHBA-ve.

Nëse do të ishte një person i thjeshtë, do ishte në burg. Ai është i bindur se i ka të gjithë në xhep, drejtësinë shqiptare, por drejtësinë amerikane nuk e ka në dorë. Në mos sot, ai do të dalë para drejtësisë.”, u shpreh ish-ministri i brendshëm Flamur Noka.

Login to post comments