Ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur një akuzë të fortë sot kundër varfërisë së skajshme në Shqipëri dhe filozofisë qeverisëse të Edi Ramës. Ndërsa krahason dy periudha të ndryshme atë të Enver Hoxhës dhe sistemit aktual, ku ën njërën periudhë mbahej radhë për bukë e sot po mbahet radhë për të siguruar një bidon ujë, Berisha akuzon Ramën se po ndjek doktrinën çnjerëzorë të diktatorit më famëkeq.
“Babe e bir, nje doktrine çnjerëzore; sa me shume ti topitesh, aq me shume ulin koken! Sb” shkruan Berisha teksa publikon foton e krahasimit.