Ndërkohë që këtu në Shqipëri po kërkohet që të nisin hetimet ndaj Edi Ramës në lidhje me skandali e një fotografie të vitit 2012 me presidentin Obama, të bërë me mashtrim dhe para të dyshimta, nga SHBA vjen lajmi se për kryeministrin e Shqipërisë nuk kanë mbaruar problemet as në Amerikë, edhe pse tashmë atje gjyqi u mbyll me dy të dënuar. Lajmin e jep nga SHBA avokati i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan, Peter Lumaj, i ciliduke komentuar një kronikë të zgjeruar të “Zërit të Amerikës” për këtë çështje thotë, se Departamenti i Drejtësisë do të hetojë Edi Ramën.
“Kështu veprojnë socialistët: kryeministri shqiptar ishte pas donacionit të paligjshëm të huaj prej 80 mijë dollarësh për fushatën e rizgjedhjes së presidentit amerikan Barack Obama në vitin 2012. A do hetojë Departamenti i Drejtësisë? Burimet e mia më thonë: Po”, shkruan ai.
Ditën e djeshme Partisë Demokratike i bëri thirrje organit të akuzës, menjëherë pasi një gjykatë në Shtetet e Bashkuara dënoi me 4 muaj burg 61-vjeçarin Uilliam Argeros për kontribut të paligjshëm nga një i huaj në një komitet të përbashkët për mbledhjen e fondeve për presidentin Barack Obama në vitin 2012. Avokati i zotit Argeros citohet të deklaruar gjatë procesit se klienti i tij kishte vepruar në emër të një kandidati për postin e kryeministrit në Shqipëri, i cili dëshironte një foto të realizuar me zotin Obama, dhe se kandidati ishte Edi Rama, kryeministri aktual i Shqipërisë.
Më herët, një Gjykatë në New Jersey, dënoi në vitin 2017 me kusht, shqiptarin me banim në SHBA, Bilal Shehu, i cili kishte blerë dhe biletat për të marrë pjesë në një takim të mbledhjes së fondeve më 8 tetor të vitit 2012, në San Francisco.
Duke ngritur dyshime të shumta mbi origjinën e këtyre parave që sipas saj janë paguar nga kryeministri, opozita shprehet se Rama sipas saj ka konsumuar të paktën 3 vepra penale, nga veprimet e tij të kundërligjshme: Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”,
Në kohën kur shpërtheu ky debat, në verën e vitit 2016, zyra e shtypit e kryeministrit, deklaroi se as nuk ka marrë pjesë në ndonjë organizim elektoral të Presidentit Obama dhe as nuk ka kryer ndonjë pagesë, për të marrë pjesë në një organizim të kësaj natyre. Ndërsa lidhur me njohjet e tij me Bilal Shehun, u shpjegua se ai “është pjesëtar i komunitetit shqiptar në Neë York dhe është takuar me delegacionin shqiptar në SHBA në vitin 2012. Por në mënyrë kategorike nuk ka patur asnjë lloj veprimi financiar nga ana e Edi Ramës për të realizuar fotografinë e takimit me Presidentin Obama”.
Por të gjitha këto deklarime të zyrës së kryeministrit të Shqipërisë rezultojnë mashtrime, pas dëshmive të Bila Shehut dhe veçanërisht greko-amerikanit Uilliam Argeros (të dy të dënuar tashmë) avokati i të cilit në seancën e fundit ka përmendur emrin e Edi Ramës si porositës, financues dhe përfitues i atij operacioni mashtrues.