Vijojnë reagimet pas sulmeve të qeverisë ndaj Syri.net dhe Syri TV.
Pas presidentit Ilir Meta, ish kryeministrit Sali Berisha dhe shumë ish deputetëve të tjerë, vjen edhe reagimi i Ervin Salianjit.
Ish deputeti i PD, përmes një postimi në rrjetet sociale, shprehet se, "sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes".
"Sulmi i Ramës ndaj Syri.net dhe Syri TV është kërcënim ndaj lirisë së shprehjes, goditje ndaj fjalës së lirë dhë kërcenim i hapur për çdo kundërshtar të regjimit. Sulmi i përqëndruar në mënyrë neveritëse me polici, tatime dhe fyerje personale tregon nivelin e madh të shqetësimit që ka regjimi që nuk e kontrollon dot edhe këtë media me shikueshmëri të lartë!", shprehet Ervin Salianji.