Media amerikane: Merkel e vetme ndali përpjekjet e Thaçit për shkëmbim të territoreve

E Enjte, 03 October 2019 19:00

Media prestigjoze amerikane, “Bloomberg”, në një shkrim të gjatë për situatën në Ballkanin Perëndimor, ka ndarë detaje interesante për përpjekjet e dy superfuqive, SHBA-ve dhe Rusisë, që të vazhdojnë ndikimin në këtë rajon. SHBA-të përmes Kosovës, ndërsa Rusia përmes Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Në artikullin në fjalë përmenden edhe problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian dhe ndërlidhjen që zhvillime të tilla kanë me dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, problem ky që po vazhdon ta mbaj të trazuar Ballkanin.

Sipas "Bloobmerg", problemet me të cilat po përballet Bashkimi Evropian, siç është përpjekja e Britanisë së Madhe për të dalë nga Bashkimi Evropian dhe rritjen e retorikës kundër emigrimit nga disa shtetet si Hungaria, Polonia dhe Italia.

Kjo situatë sipas mediumit amerikan ka hutuar institucionet e sapo instaluara të BE’së, duke rritur në të njëjtën kohë rrezikun që problemi ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbres poshtë në listën e agjendave të Evropës.

“Kjo nuk iu lë rrugë tjetër Kosovës dhe Serbisë, përveç se të shpresojnë tek SHBA’ dhe Rusia”, thuhet në artikullin e "Bloomberg".

Ndërkohë përmendet edhe përfshirja e Gjermanisë, konkretisht kancelares, Angela Merkel në këto bisedime.

Gazeta me bazë në New York thotë se Merkel ka qenë një prej liderëve që është treguar e kujdesshme me idenë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim të territoreve, duke ngadalësuar kështu në mënyrë efektive diskutime të tilla.

“Shqetësimi i saj, ndryshe nga të tjerët, është se një ide e tillë do të rihapte plagët e luftës, dhe jo vetëm në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ka edhe fqinjë të tjerë me probleme të ndjeshme të kufijve, si Bosnja e Hercegovina, Shqipëria e Maqedonia e Veriut”, shkruan media amerikane.

Ndërkohë si një problem tjetër i cili po cenon sigurinë në Ballkanin Perëndimor, gazeta e përmend Rusinë e Valdimir Putinit, të cilën shumica e njohësve të rajonit të Ballkanit Perëndimor e fajësojnë për tendencën që të mbajë këtë rajon të trazuar.

Por çfarë kanë thënë Haradinaj, Kurti  dhe zyrtarë të afërt me Thaçin për ndikimin rus?

Ramush Haradinaj siç citon gazeta amerikane, thotë se Rusia dhe Serbia janë një elefant gjigant në anën e kundërt.

“Kosova nuk ka simpati për Rusinë ose Putinin. Ne nuk pajtohemi me agjendën e tyre. Por ne shohim se ata po e rrisin ndikimin  në këtë rajon, përmes Serbisë”, citohet të ketë thënë Haradinaj.

Qëndrimin e Albin Kurtit për Putinin e shohin edhe më të pa qartë.

“Idhulli i Putniti është Satlini. Ai dëshiron të mendojë se ka dinakërinë e Satlinit, dhe është duke financuar lëvizjet fashiste nëpër gjithë Evropën, duke e bërë kështu atë rrezikun më të madh sot”, citohet të ketë thënë Albin Kurti, përcjell Express.

 Ndërkohë për Vuçiçin, ekspertë në Serbi thonë se po tregohet i kujdesshëm, dhe se po provon që të largohet ngadalë nga Rusia.

Ndër të tjera në këtë shkrim është potencuar edhe çështja e emërimit të Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor.

“Roli i SHBA në rajon është gjithnjë e më i pasigurt, edhe pas emërimit të Matthew Palmer, si i dërguar special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor. Tani për tani zyrtarët në Prishtinë thonë se diplomatët amerikanë në terren shprehin mbështetje”, thuhet më tej në artikull.

Lidhur me këtë çështje, përmendet edhe shqetësimi i liderëve në Kosovës, për mos përputhjen e politikës së Departamentit të Shtetit me atë të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në fund është cituar edhe një zëdhënës i DASH, i cili ka thënë se SHBA pret nga udhëheqja e re e Kosovës që të heq taksën ndaj Serbisë, pasi e cilësojnë si një pengesë për dialogun, dhe kërkon që të përgatiten për t’iu rikthyer bisedimeve me Beogradin.

Artikulli i 'Bloomberg':

https://www.bloomberg.com/news/articles/2019-10-03/the-superpowers-seem-to-want-kosovo-and-serbia-to-stay-enemies?srnd=politics-vp

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...