Pak ditë pas aksionit policor, ku u kapën mbi 617 kg kokaine e pastër, mediat në Brazil kanë publikuar edhe fotot e 4 të arrestuarve.
Sipas mediave vendase, destinacioni i lëndës narkotike ka qenë pikërisht Shqipëria.
Më tej janë bërë publik, dhe identetitetet e katër personave dhe ata janë P. O. O. C. 24 vjeç; M. A. P. 49 vjeç; N. P. 52 vjeç dhe J. C. G. A. 40 vjeç.
Ngarkesa e drogës kishte një vlerë tregu prej 9 milionë dollarësh dhe sipas autoriteteve, ishte destinuar për Evropën, veçanërisht Shqipërinë pasi mbi qeset me drogë ishte logoja e “FK Elbasanit”.
Aksioni në Brazil vuri në lëvizje edhe Prokurorinë shqiptare dhe Policinë e Shtetit.
Organi i akuzës do të dërgojë letërporosi në Brazil për të parë nëse 4 personat e prangosur në Gefron me 617 kg kokainë e pastër kanë lidhje me anëtar ose grupe organizatash kriminale që veprojnë në Shqipëri.
Policia e Shtetit dhe agjensitë e tjera të antidrogës si Europol dhe DEA Amerikane ka nisur verifikimet mbi dyshimet e arsyeshme për disa persona me orgjinë shqiptare që operojnë në trafikun ndërkombëtare të lëndëve narkotike.