Meta: Pyesni politikanët dhe këdo, unë nuk di të gënjej

Premte, 04 October 2019 09:19

Presidenti Meta ka akuzuar mbrëmë në intervistën në “Opinion” kryeministrin Rama se nuk ka asnjë interes për stabilitetin e vendit, duke dhënë edhe argumentet pse sipas tij ky është një fakt.

PJESË NGA INTERVISTA

Gazetari: Zoti President, çfarë biseduat me z. Rama? A ju dha ai një argument ai për qëndrimin që mbante?

Presidenti Meta: Unë dua të them disa gjëra. Unë nuk e kam menduar kurrë sinqerisht deri në 10 qershor apo qoftë edhe një ditë më mbrapa që Edi Rama vërtetë e mendonte që të shkonte në zgjedhje vendore pa opozitën. Mendoja që ky do të fitojë kohë, t’i vërë këto ndoshta në një situatë pak si më të vështirë, duke afruar 30 qershori dhe pastaj ky do të vijë edhe vetë dhe do të thotë të gjejmë një mundësi, të caktojmë një datë dhe pastaj vijnë apo nuk vijnë ata, kjo është punë e tyre. Pra, mendoja që ky do ta bënte një përpjekje sido.

Gazetari: E kishit analizë këtë gjë apo e kishit biseduar?

Presidenti Meta: E kisha biseduar disa herë dhe më thoshte kemi kohë. E vërteta kjo është, sepse kemi biseduar disa herë.

Gazetari: Ju thoshte se kemi kohë?

Presidenti Meta: Po, më ka thënë kështu. Unë nuk di të gënjej, nëse ti ke ndonjë politikan në Shqipëri që të thotë se Ilir Meta më ka gënjyer, në rregull. Por unë nuk di të gënjej. Më thoshte se kemi kohë.

Login to post comments