Në intervistën e dhënë mbrëmë, Presidenti i Republikës, Ilir Meta, sfidoi të gjithë ata që pretendojnë se ai ka shkulur Kushtetutën që të tregojnë publikisht se cili është ky nen në Kushtetutë që është shkelur.
“Unë Kushtetutën e lexoj vetë, i kam sytë në ballë. Në qoftë se do të marrë një Kushtetutë këtu dhe më trego se kë nen të Kushtetutës kam shkelur.
Nuk ka në Kushtetutën e Shqipërisë asnjë datë ekzakte për datën e zgjedhjeve vendore. Për këtë gjë mund t’i referoheni edhe komenteve që ka bërë Komisioni i Venecias ku ka bërë të qartë dallimin midis zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve vendore. Dhe ka bërë të qartë që afati i zgjedhjeve vendore është i deleguar me legjislacion. Pra, nuk ka në Kushtetutën e Shqipërisë asnjë afat të përpiktë apo eksplicit për çështjen e zgjedhjeve vendore. Kushdo që thotë diçka tjetër, thjesht gënjen”, tha ndër të tjera Presidenti Meta.