Rama parashikon “Jo”-në e Brukselit: Mund të marrim shpullën e radhës

Premte, 04 October 2019 14:25

Përgjatë dy ditëve të fundit, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën e të shprehurit sa i takon çeljes së negociatave me BE. Entuziazmi i disa ditëve më parë është zbehur dhe kreu i qeverisë po fshikullon përmes deklaratave Brukselin se nuk është gati për të pritur Shqipërinë në gjirin e saj apo edhe se po vuan debatin e brendshëm pro dhe kundër zgjerimit.

Kur duhen edhe dy javë nga vendimi final i Bashkimit Europian, Rama nuk e fsheh zbehjen e entuziazmit për rrugën në të cilën sipas tij Shqipërisë i ngelet vetëm të vazhdojë përpara pa ditur se kur do të hapen dyert e Bashkimit Europian. Kryeministri tha se vendimi mund të jetë shpulla e radhës..

“Mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ka një korridor që na ndan. Ne luajmë e ju na shikoni si luajmë. Shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kuptoni mua, shtrëngoni duart me ne, përpiqeni të më kupotni e më psa në fund thoni: Mirë mirë, çuna të mirë, por jo taman. Por ne nuk kemi zgjedhje tjetër. Nuk kemi alternativë tjetër. Nuk ka asgjë tjetër, mënyrë tjetër.

Na duhet të vazhdojmë tju duam e të besojmë tek kjo martesë e jona. Nuk shoh ambasadorin britanik këtu, sepse britanikët kanë luksin të mendojnë shkurorëzimin pas kaq shumë vitesh ndërsa ne jo, sepse për ne është hera e parë. Ajo që ti e ke ëndërruar dhe nuk e ndalon dot askënd të ketë këtë ëndërrë e të martohet me atë që do.

Pa dashur të ndërlikoj gjërat jam i sigurt që më kuptoni. E kuptoni cfarë po them. Bëhet fjalë për dy javë që të kemi ndoshta shpullën e radhës dhe duhet të shtrëngojmë duart e të pijmë ndonjë pije së bashku. Është frustuese sepse ne na thuhet që ju duam dhe një ditë do jemi bashkë por që duhet të vazhdoni të përmirësoheni, përmirësoheni”.

Modifikuar më Premte, 04 October 2019 14:26

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...