Nuk kanë të ndalur çuditë e kryebashkiakëve të emëruar nga Edi Rama.
Skandali i radhës vjen nga Tropoja.
Kryebashkiaku i emëruar Rexh Byberi, ka vendosur të shkurtojë punonjësit e bashkisë në shkelje të plotë të të gjitha ligjeve të vendit.
Shkresa e përgatitur dhe e miratuar nga këshilli bashkiak i emëruar edhe ky, është në shkelje të plotë me ligjin për ‘Nëpunësin civil’, ligjin për ‘Vetëqeverisjen vendore’.
Siç edhe shikohet vendimet rilindësit i marrin para se të vijë data e caktuar. Vendimi thuhet se është marrë në datën 30 tetor, ndërsa mbledhja është mbajtur në 30 shtator 2019.
© SYRI.net