“Çmimet e pasaportave biometrike në Kosovë, dy herë më të ulëta se në Shqipëri!” Këtë ka vërejtur sot ish-Kryeministri Sali Berisha, duke publikuar mesazhin e një qytetari.
Duhet thënë se zgjedhjet demokratike të Kosovës kanë zgjuar ndjeshëm vëmendjen e qytetarëve në Shqipëri, edhe të atyre më indiferentëve që i kishin humbur shpresat se do të dëgjonin ndonjëherë se zgjedhjet normale janë të mundshme edhe për shqiptarët.
Zgjimi i kësaj vëmendjeje ka sjellë me vete interesin e qytetarëve për të zbuluar hendekun midis dy shteteve edhe në shumë aspekte të tjera. Një qytetar ka sjellë si fakt sesa kushton nxjerrja e një pasaporte në Kosovë krahasuar me në Shqipëri.
“Zoti Berisha. Në Kosovë, një pasaportë biometrike kushton vetëm 30 euro dhe për pensionistët 15 euro. Nëse e do për 3 ditë, 50 euro, kurse këtu në Shqipëri 60 euro!!! Ti si thua, është një vjedhje kjo?! Faleminderit".
Nuk ka vonuar përgjigja nga ish-kryeministri:” Shqipëria ka rrogën mesatare më të ulët në rajon dhe çmimet më të larta se çdo vend tjetër i rajonit! Kurse Kosova ka rrogën mesatare më të ulët se sa Shqipëria dhe çmimet, më të ulëtat në Europë!”/ar.sh/SYRI.NET