Kryeprokurorja e komanduar tek Krimet e Rënda, Donika Prela kërkon që të largohet nga ky post.
Në fillim të muajit tetor, Prela mësohet se ka kërkuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë që të largohet nga kjo detyrë dhe të emërohet në një tjetër detyrë.
Prela mësohet se ka kërkuar që të emërohet ose prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, ose në atë të Apelit.
KLP-ja sot ka pranuar faktin se kjo letër ka mbërritur dhe e ka kaluar kërkesën tek Këshilli i Karrierë.
Sipas Prelës, pas krijimit të SPAK kjo prokurori do të shkrihet. E nisur nga ky fakt ajo ka kërkuar largimin nga krimet e rënda.
Aktualisht Prela është e komanduar në këtë detyrë, ndërsa emërimi i saj zyrtar është në Durrës.