Gjatë vizitës së tij në Beograd presidenti turk Erdogan ka lidhur edhe një marrëveshje në fushën ushtarake. Serbia do ët blejë armë nga Turqia. Gjatë kësaj vizite në Serbi, marrëdhëniet arrijnë në pikën e tyre më të lartë, me nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake. Erdogan vetë ka ritheksuar se Turqia në Ballkan ka rritur rolin e saj por do të forcojë marrëdhëniet më shumë me Serbinë sidomos në fushën ushtarake, të asaj të sigurisë dhe në fushën kulturore. Konkretisht në këtë moment volumi i tregtisë mes dy vendeve është 1.2 bilion dollarë. Të dy drejtuesit e dy vendeve Erdogan e Vuçiç theksuan që synojnë këtë volum tregtar ta çojnë në 5 bilion në një të ardhme shumë të afërt.
Vizita e Erdogan në Serbi dhe sidomos nënshkrimi i marrëveshjes ushtarake është një shembull i qartë se si Turqia investimet e saj më madhore i hedh në Serbi dhe praktikisht po e armatos atë. Përkundrejt propagandës politika e Erdoganit në Ballkan që në Samitin e Sarajevës, vite më parë, e deri tani ka qenë një ekspansion i tij fetar e kulturor. Realisht shumë vendeve i ka lënë xhamitë dhe për serbët synon 5 bilion dollarë volum tregtar. Siç u theksua edhe më parë në shkrimet e këtij portali, në të vërtetë miqësia turko-serbe është thjeshtë në rastin konkret shtrirja e dorës së Rusisë nëpërmjet miqësisë Rusi – Turqi./55news.al