Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka konfirmuar kërkesën e Donika Prelës për tu emëruar në Prokurorinë e Apelit të Tiranës ose në Prokurorinë Përgjithshme.
Me krimin e SPAK, Prokuroria e Krimeve të Rënda shkrihet. Prela nuk kaloi garën për të qenë pjesë e SPAK. Kështu, me ngritjen e këtij institucioni dhe shkrirjen e Krimeve të Rënda mbetet e pa punë.
Donika Prela erdhi në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me marrjen e detyrës së Prokurores së Përgjithshme nga Arta Markut. Të dyja njihet për miqësinë e vjetër që kanë pasur së bashku.
Donika Prela, e akuzuar nga opozita se i shërben pushtetit, mban mbi shpatulla dështimin për dosjen 184, për shit-blerjen e votave në Dibër.
“Boldnews” ka raportuar më herët se si Prela ka shmangur një seri elementësh procedurialë me mosveprimet e saj. Ajo është pajtuar me vendimmarrjen e prokurorit Klodian Braho që ka shpallur moskompetencën e dosjes, që nga Krimet e Rënda kaloi te Prokuroria e Dibrës.