Rama sulmon parlamentin e Holandës: Na përdorin për propagandë të brendshme!

E mërkurë, 09 October 2019 12:37

Edhe pse hapja e negociatave rrezikohet sërish dhe seriozisht, kryeministri i Shqipërisë nuk shfaq asnjë lloj shenje reflektimi, por vazhdon që të gjejë faktorë kudo, përveçse qeverisjes së tij.

Aktualisht ai është duke folur në parlament dhe diskutimet e djeshme të deputetëve holandez të cilët i mëshuan faktit të korrupsionit galpant dhe infliltrimit të krimit të organizuar në qeverinë e Shqipërisë, i ka quajtur “propagandë për politikë të brendshme”.

“Debati i djeshëm në parlamentin e Holandës ishte një mundësi për të kuptuar se sa e pavërtetë dhe e padrejtë është e tërë propaganda që sunon te lidhë luftën e brendshme politike në Shqipçri me disa vende sic është dhe Hollanda. Në debatin e djeshëm në parlamentin Hollandez keni parë sesi e gjithë çështje e Shqipërisë është trajtuat si një ççshtje e politikes së brendshme të atij vendi.Të gjitha fjalimet i janë drejtuar elektoratit të atij vendi“, tha Rama.

Pjesë nga fjala e Ramës në Kuvend

  

Në debatin e djeshëm në Parlamentin Holandez dikush që ka qenë i vëmendshëm që ka dëshirën të kuptojë e ka parë se si e gjithë çështja e ecurisë së mëtejshme të Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut në procesin e integrimit është trajtuar si një çështje e politikës së brendshme të atij vendi. Besoj se duke ndjekur debatin në Parlamentin holandez kushdo që dëshiron të kuptojë ka mundur të kuptojë që të gjitha fjalimet e bëra në Parlament janë drejtuar elektoratit të atij vendi.

Ata që mendojnë se po kërkohet një ndarje e Shqipërisë nga Maqedonia, jo vetëm kanë gabuar, por kanë dështuar. Ka një ndryshim të madh, që ka përcaktuar edhe në një pjesë të mirë dallimin në qëndrime dhe ky ndryshim është qasja e opozitës në vendin fqinj dhe qasja e opozitës këtu, flas për opozitën që nuk është në Parlament dhe që e braktisi, dogji mandatet, bojkotoi zgjedhjet me qëllimin për të minuar çeljen e negociatave. Maqedonia e Veriut nuk është pa konflikte, por ka konflikte krejt të ndryshme nga këto në Shqipëri. Opozita në Maqedoninë e Veriut, as dje dhe as sot, nuk merr rrugët e Evropës për të bërë të pabërën për vendin e vet.

Nga ana tjetër, është shumë e qartë dhe do jetë gjithmonë e më e qartë deri në momentin e marrjes së dënimit se vendimi i KE nuk ka lidhje fare, po fare, me çfarë kemi bërë apo çfarë nuk kemi bërë ne, sepse unë nuk mendoj që Finlanda qenka më pak ekzigjente dhe më tolerante ndaj krimit e korrupsionit, sesa Holanda. Nuk mendoj që Austria qenka më pak e interesuar për të pasur zgjedhje më të mira në Shqipëri, sesa Gjermania. Nuk mendoj që Suedia paska sytë e mbyllur përballë procesit të Reformës në Drejtësi dhe nuk i bën përshtypje që Gjykata Kushtetuese nuk është akoma funksionale dhe i bën Gjermanisë. Nuk funksionon kështu. Ajo që po ndodh sot me zgjerimin, është një debat brenda BE.

Të gjitha këto duhet të na japin të kuptojmë se kemi hyrë në një lojë shumë më të komplikuar. Kemi arritur në fazën ku po kërkojmë të ngjitemi në një tjetër nivel të marrëdhënieve me një familje të madhe interesash dhe në atë familje natyrisht që as ne, as Maqedonia e Veriut, nuk shihemi sikur po na vëzhgon ndonjë OJQ, por shihemi në bazë të interesit në radhë të parë.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...