Kryemadhi takon gra e vajza të Unazës: Frymëzoni me qëndresën tuaj, jemi krah jush deri në fund

E mërkurë, 09 October 2019 19:17

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi është takuar sot me një grup vajzash dhe grash, banorë të Unazës së Re, të cilat prej muajsh protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre nga qeveria. Kryemadhi u shpreh se edhe sot nuk ka asnjë të ndaluar për vjedhjen e tenderave te Unaza e Re, ndërkohë që qytetarët rrihen dhe burgosen nga policia vetëm pse protestojnë.

“I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme, jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit. LSI nuk mund t’i braktisë këta shqiptarë të ndershëm, as nuk mund t’i lejojë që për fitimet e oligarkëve dhe tutorëve të tyre, këta shqiptarë të ndershëm të marrin arratinë në rrugët e Evropës”,- deklaron Monika Kryemadhi në një reagim në rrjetet sociale.

Monika Kryemadhi/

Sot pasdite pata një takim me një grup vajzash dhe grash, banorë të Unazës së Re. Shtëpitë e tyre, djersa, gjaku dhe sakrificat së bashku me bashkëshortët, fëmijët dhe prindërit e tyre është duke u rrezikuar të shkatërrohet nga pangopësia e oligarkëve dhe qeverisë së Rilindjes.

Këto gra të sakrificës familjare, të shkëlqyera janë në zgrip të ekzistencës. Ato dhe familjet e tyre nuk mund t’i lëmë në mëshirë të fatit, as në lëmoshë të qeverisë së korruptuar të Edi Ramës. As të bien pre e mashtrimeve bajate të bashkëpunëtorit të krimit tek Unaza e Re, Erion Velisë.

Ndërkohë qëndresa e tyre është bërë frymëzim për çdo qytetar të këtij vendi, që padrejtësia, grabitja dhe arroganca e qeverisë së Rilindjes ua ka bërë jetën të padurueshme.
Ende asnjë i ndaluar apo hetuar nga autorët e skandalit të Unazës së Re. Damiani drejton Komisionin e Reformës së Vjedhjes së Votave në Parlamentin monist, askush nga firma nuk është ndaluar. Ish drejtuesit e ARRSH tallen nga lokalet e shtrenjta të Tiranës me fatkeqësinë e këtyre grave fisnike.

Një skandal edhe më i madh, i bërë në kurriz të këtyre familjeve është devijimi i shtratit të lumit të Lanës nga projekti fillestar, për ti hapur rrugë një oligarku tjetër, mikut të Taulant Ballës, i cili ka qëlluar edhe pak i dënuar për trafik droge. Së bashku me Edi Ramës dhe Erion Velinë janë autorët e shkatërrimit të jetës së dhjetëra familjeve shqiptare. Ata janë rrënuesit e së ardhmes të qindra shqiptarëve. Ata janë ekzekutorët e ëndrrave të dhjetëra fëmijëve shqiptarë, të cilët kanë ëndërruar të kenë një shtëpi të tyren dhe të jetojnë bashkë me prindërit e tyre.

I vetmi faj i këtyre familjeve është se ndërtimet e shtëpive i kanë bërë me punë të ndershme, jo si oligarku i Taulantit dhe Erionit.

LSI nuk mund t’i braktisë këta shqiptarë të ndershëm, as nuk mund t’i lejojë që për fitimet e oligarkëve dhe tutorëve të tyre, këta shqiptarë të ndershëm të marrin arratinë në rrugët e Evropës.

Do i qëndrojmë në krah derisa ata të fitojnë të drejtën e tyre, për kompensim të plotë për pronat e tyre dhe për anulimin e projektit të devijimit të lumit të Lanës duke e çuar atë në kufijtë e projektit fillestar.

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 19:39
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...