Si mund të flasi ky për dhunën ndaj grave!

E mërkurë, 09 October 2019 19:23

Që në Parlament e nisi ditën sot kryeministri me turfullime falso dhe është bërë një aktor shumë i keq me një pseudopropagandë që dhe ai vet e di që nuk i pi më ujë. Kanë kaluar 6 vjet dhe për nga pesha që shqiptarët vuajtën është e barabartë me 60 vite varfëri, shpopullim ikje të tyre në masë dhe ën gjithë këto vite e dëgjon gruan e Bilalit, për çfarë nuk flet dhe kë nuk shan por për rroga pensione dhe ekonomi nuk e hap gojën. 

Modeli i tij do të shërbejë tani dhe në dekadat që do të vijnë për të zbërthyer narkodiktatorët dhe figurat e urryera që zbrazin kombet e tyre, fryjnë çështjen kombëtare të kombeve të tyre, shkatërrojnë të ardhmen e kombeve të tyre. Qëllimi është një dhe i vetëm: Paraja, pasuria, e në rastin e gruas së Bilalit kjo është më e theksuar se çdo lloj diktatori tjetër.
Por sot guxoi të fliste për dhunën ndaj grave!
Si mund të flas ky njeri për dhunën ndaj grave kur brenda dhe jashtë territorit ia dinë të gjithë dy gjera shumë mirë;   para që nuk është pikatore dhe e dytë që është i dhunshëm me gratë qofshin këto me celebrim apo jo. Jeta e tij është karakterizuar nga dhuna dhe goditje ndaj femrës të cilat janë qenë sistematike. Problemi është tek masa kush ka duruar më shumë dhe kush ka duruar më pak.
Për këtë çështjen e dhunës ndaj gruas ky ka dhe një armatë hajdutësh me vete me emrin NGO, ose e shqipëruar Shqipëria Civile me hap ushtarak. Sapo fishkëllen Rama kjo e ashtuquajtur shoqëri civile e ndjen aromën e parasë dhe e gjitha në këmbë si një divizion mashtruesish dhe hajdutësh profesioniste në shërbim të narkodiktatorit dhe njeriut më të dhunshëm ën familje.

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 19:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...