Protestë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës/ Braimllari: Në burg duhet të ishte Rama

E Enjte, 10 October 2019 10:50

Banorë të “Unazës së Re” në kryeqytet po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kundër shoqërimeve që ka bërë policia gjatë mëngjesit ndaj banorëve të “Unazës”.

Ata kërkojnë lirimin e të shoqëruarve dhe akuzojnë policinë se po përdoret politikisht. Ish-deputetë të opozitës ishin në mbështetje të banorëve të “Unazës”.

“Banorët e Unazës se Re arrestohen, dhunohen nga Edi Rama dhe ato të cilët vjedhin tek Unaza e Re janë ende të lirë. Edi Rama, Damian Gjiknuri duhet të ishin në burg për aferën me të madhe korruptive dhe jo banorët e Unzës se Re që protestojnë për pronën e tyre”, tha Endrit Braimllari”, ish-ligjvënës i LSI-së.

Login to post comments