Terrori te Unaza e Re/ Ish-deputeti Balliu: Provokim i Ramës, çdo pasojë është përgjegjësi e tij

E Enjte, 10 October 2019 11:00

Banorë të “Unazës së Re” në kryeqytet po protestojnë para Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kundër shoqërimeve që ka bërë policia gjatë mëngjesit ndaj banorëve të “Unazës”. Ata kërkojnë lirimin e të shoqëruarve dhe akuzojnë policinë se po përdoret politikisht.

Gjatë protestës ka pasur tensione.  Ish-deputetë të opozitës ishin në mbështetje të banorëve të “Unazës”.

Në një prononcim për mediat, ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, është shprehur se arrestimi i 3 banorëve ishte një provokim. "Rama është shkaktari”, tha Balliu, teksa nënvizoi se, “pasojat janë përgjegjësi e Ramës”.

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 11:04
Login to post comments