Shqiptarët presin të futen në BE, "gruaja e Bilalit" i çon te “shengeni” serb

E Enjte, 10 October 2019 14:09

-Me këtë projekt Edi Rama hap portet shqiptare për mallrat serbe dhe për lëvizjen e tyre pa taksa, ndërkohë që ekonomia shqiptare praktikisht nuk ka çfarë të importojë apo eksportojë në Serbi. Duket si një marrëveshje që më shumë krijon lehtësira për ekonominë e Serbisë dhe sesa sjellë fitime për ekonominë shqiptare.

Kryeministri Edi Rama ka lënë të gjitha punët në Tiranë dhe është nisur dje me urgjencë drejt Serbisë. Në Beograd e ka pritur miku i tij, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe homologu i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Më pas janë nisur drejt Novi Sadit.

Tre politikanët e rajonit kanë nisur mbrëmë në qytetin e Novi Sadit bisedimet për nënshkrimin e një marrëveshje të mes tre shteteve, të njohur ndryshe si “Shengeni ballkanik”. Ditën e stome tre shtetet do të kenë një dokument final bashkëpunimi, që sipas Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç i hap rrugën një ere të re në rajon. Kjo çështje ka qenë temë kryesore e diskutimeve mes Edi Ramës dhe Aleksandër Vuçiç një muaj më parë në SHBA, gjatë pjesëmarrjes në samitin e OKB. Nga Edi Rama, për këtë projekt është folur vetëm me 2 fjali në një intervistë për median e Tiranës. Institucionet tona si Ministria e Transporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe drejtoritë e veçanta nuk kanë dhënë asnjë detaj se për çfarë bëhet fjalë. Ka shumë mundësi që të mos dinë asgjë konkretisht se çfarë është shpikja e re “Shengen ballkanik”. Të vetmet detaje që dihen për “Shengeni Ballkanik” janë dhënë vetëm nga ministrat e Serbisë. Sipas tyre, bëhet fjalë për heqjen e tarifave doganore mes tre shteteve, lëvizja e qytetarëve pa viza dhe heqja pengesave që lidhen me zhvillimin ekonomik. Projekti i tre shteteve me deklarata është mbështetur vetëm nga zyrtarët e BE-së që u ka mbaruar mandati, por asnjë dokument apo strategji e Bashkimit Europian nuk flet për mbështetjen apo financimin e një nisme të tillë. Kemi të bëjmë vetëm me një ide të gatuar mes tre politikanëve të rajonit, të cilët kanë vendosur të imitojnë në Ballkan modelin e Bashkimit Europian. Edi Rama e krahasoi këtë projekt me marrëveshjen mes vendeve të Beneluksit; Belgjikës, Holandës dhe Luksenburgut. Por këtu nisin dhe problemet, pasi tre vendet e rajonit janë larg BE-së dhe shumë larg standardeve të tre mbretërive si Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu. Shumica e analistëve në Prishtinë dhe në Tiranë e shohin këtë ide si krijimi i një “Jugosllavisë së Re” dhe jo si zonën Shengeni ballkanik.

Në foto: Mbrëmë në Nivi Sad (Serbi)

Me këtë projekt, Edi Rama hap portet shqiptare për mallrat serbe dhe për lëvizjen e tyre pa taksa, ndërkohë që ekonomia shqiptare praktikisht nuk ka çfarë të importojë e eksportojë në Serbi. Eshtë një marrëveshje që më shumë krijon lehtësira për ekonominë e Serbisë dhe sesa sjellë fitime për ekonominë shqiptare. Por veç logjikës ekonomike, marrëveshja e Edi Ramës me Aleksandër Vuçiç vjen në momentin më të gabuar për raportet mes Serbisë dhe Kosovës. Qeveria e Haradinaj vendosi taksë 100 % mallrave serbe. Ishte një vendim që shqiptarëve të Kosovës u kushtoi jo pak financiarisht, por u quajt një lëvizje e domosdoshme për të detyruar Serbinë ta shohë Kosovën si shtet që edhe kundërpërgjigjet. Taksa do jetë pjesë e negociatave mes Prishtinës dhe Beogradit për qeverinë e re të  Kosovës. Në këtë situatë, veprimi i Edi Ramës për të hequr çdo taksë me Serbinë nuk duket si “Shengen ballkanik”, por si tradhti ndaj Kosovës. Nëse diplomacia e Kosovës kërkon që me taksën të detyrojë Serbinë të pranojë realitetin e ri në Ballkan edhe për shkaqe ekonomike, Edi Rama ja bënë të lehtë këtë pjesë Serbisë dhe i hap portet pa dogana. Është diçka që as e ka premtuar para shqiptarëve dhe as ja kanë kërkuar ndërkombëtarët.

Nuk është shkelje që Shqipëria të firmosë marrëveshje me Serbinë, por çdo pakt shtetëror duhet të ketë parasysh dhe pasojat që sjellë te Kosova. Këtë gjë duket se Edi Rama e ka harruar qëllimisht. Në 6 vite qeverisje, Edi Rama me sjelljen ndaj Serbisë, vizitat, lidhjet personale dhe trajtimin e Vuçiçit si lideri më i moderuar në rajon ka dëmtuar Kosovën. Më këto qëndrime të Edi Ramës duket sikur problemet dhe telashet në Ballkan nuk vijnë nga Beogradi, por fajtore është Prishtina, sipas kësaj logjike të Ramës. Problemi tjetër i “Shengenit ballkanik” është se po serviret si një përgatitje e vendeve për të hyrë në Bashkimin Europian.

Serbisë i janë hapur negociatat, ndërsa Maqedonisë së Veriut pritet që t’i hapen në tetor. Shqipërisë i është kërkuar nga Gjermania dhe vendet e BE plotësimi i 9 kushteve, që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin dhe krizën politike në Tiranë. Nuk është përmendur asnjë kusht ku t’i kërkohet marrëveshje speciale ekonomike me Serbinë.

Qytetarët shqiptarë presin nga Edi Rama që të bëjë të mundur integrimin e vendit në Bashkimin Europian, jo futjen e Shqipërinë në “Shengenin” me Serbinë.

Mili Xhani

Modifikuar më E Enjte, 10 October 2019 14:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...