U përfshi në sherr me kreun e PS në Durrës, shkarkohet sekretari i këshillit bashkiak

Premte, 11 October 2019 19:34

Partia Socialiste ka shkarkuar nga detyra sekretarin e këshillit bashkiak në qytetin e Durrësit, Armand Tragaj. Ky i fundit u përfshi ditë më parë në një sherr me kryetarit të PS në Durrës, Luan Zazën, ndërsa duket se ky veprim i ka kushtuar juristit edhe vendin e punës.

“BalkanWeb” mëson se shkarkimi i Armand Tragaj ishte caktuar në rendin e ditës në mbledhjen e këshillit bashkiak Durrës dhe në vend të tij është emëruar Dorina Milaj.

Gjatë fjalës së mbajtur para këshilltarëve të këshillit bashkiak në Durrës, Tragaj pohoi me vendosmëri se ka ushtruar detyrën në mënyrë korrekte e me  përgjegjësi të plotë. Konflikti mes kreut aktual të PS dhe ish-sekretarit u regjistrua në ambientet e një lokali në qytetin e Durrësit.  Juristi Armand Tragaj, u vendos në këtë post tre vite më parë, ndërsa vinte nga radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...