Policia nis arrestimet te Unaza e re, Balliu: Qeveri ndaj banorëve të Unazës së Re po bën gjenocid!

Premte, 11 October 2019 19:46

Me urdhër të Lleshit policia është sulur sërish sonte në zonën e unazës së re duke bërë arrestime. Burime nga vendngjarja kanë bërë të ditur se dhjetëra forca policie janë duke arrestuar qytetarët protestues.

Por nuk kanë ngelur me kaq. Policia u ka bërë presion edhe medieve të pranishme në atë zonë, që më herët kishin ndjekur protestën e qytetarëve kundër qeverisë së Edi Ramës.

Ish-deputeti i PD Klevis Balliu në një deklaratë për mediat deklaroi se ajo që po bën policia dhe kjo qeveri ndaj banorëve të Unazës së Re është një gjenocid, ndërsa shtoi se Edi Rama në këtë protestë ka vërtetuar se është i biri i babait komunist të ndyrë e se sot duhet të ishte në burg.

 Balliu u shpreh se duhet shmangur përplasje, kurse ka bërë thirrje për dialog.

“Për çfarë po i arrestojnë banorët? Ky është gjenocid. Edi Rama është biri i të atit, një komunist i ndyrë që duhet të jetë në burg. Na thirrën me fletë thirrje, ndërsa ndryshuan me fletë-arrest. Këtu mund të ketë përplasje. Erion Veliaj dhe kjo qeveri ka përgjegjësi se në këtë rrugë kanë vdekur dy banorë se ka hequr dritat. Iu bëj thirrje të zgjedhin dialogun, se nga përplasja nuk fiton askush”, tha Balliu.

Klevis Balliu theksoi se arrestohen banorët pse bllokojnë rrugën, ndërsa protesta është lajmëruar edhe në polici. Sipas tij, kjo gjë është absurde. Balliu vlerësoi se Veliaj bllokon rrugët me biçikleta e nuk e fut njeri në burg.

“Protesta është legjitime, ka arrestime, nuk e di pse e bëjnë. Këta bllokojnë rrugën. Erion Veliaj bllokon rrugën për biçikleta dhe ta fusin në burg për biçikletat. Ndërsa banorët këtu po bllokojnë rrugën se ka skandal korruptiv. Të gjithë banorët këtu janë në protestë. Përplasja dhe gjithçka ndodh këtu është faji i policisë. Iu kam thënë se kjo punë nuk bëhet me arrestime, por me dialog. Policia nuk ka punë me banorët, por kjo polici bllokon rrugën. Kjo protestë është e ligjshme, kjo është protestë e dokumentuar”, u shpreh Balliu.

111.JPG

Modifikuar më Premte, 11 October 2019 20:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...