Në Qendrën e verifikimit të votave është ndërprerë procesi i verifikimit të votave të ardhura nga Serbia.
Procesi është ndërprerë për shkak të kundërmimit të zarfeve.
Verifikuesit kanë pësuar alergji pasi kanë prekur zarfet me votat e ardhura nga Serbia.
Procesi është ndërprerë dhe nuk dihet kur do të rinisë.
KALLXO.com ka raportuar për disa parregullsi gjatë verifikimet të zarfeve me votat nga Diaspora.
Gjatë këtij procesi në disa raste në pakot me zarfe të votave nga Diaspora janë vërejtur edhe zarfe që s`kanë të bëjnë fare me votat nga Diaspora.