Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e arrestit me burg për tre banorët e parë, të arrestuar gjatë protestimit në zonën e Unazës së Re.
Prej dy ditësh, me urdhër të Edi Ramës dhe zbatim të Sandër Lleshit, Policia e Shtetit ka dërguar qindra policë në zonën e Astirit duke bërë shoqërime, arrestime, kontrolle e duke ushtruar edhe dhunë.
Pas këtyre ngjarjeve, Partia Demokratike ka lajmëruar sot zhvillimin e një proteste.
Protesta në mbështetje të banorëve do të nisë në orën 18:00 ku do të jenë të pranishëm kryetari Lulzim Basha, sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi, kryesia e PDSH-së dhe ish-deputetë.