Negociatat/ Media franceze: Maqedonia më e favorizuar, 4 vende kundra Shqipërisë

Tuesday, 15 October 2019 12:34

Maqedonia duket më e favorizuar për të marrë dritën jeshile të hapjes së negociatave, sesa Shqipëria. Gazeta franceze “Les Échos” raporton se Franca pritet të vërë veto si për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë, megjithatë në rastin e parë ka më shumë kundërshtarë.

Les Échos” shkruan se vendimin për veton e Maqedonisë, Francën nuk e mbështet askush nga 28 vendet anëtare të unionit. Ndërsa për rastin e Shqipërisë, ka mbështetjen e vendeve si Holanda, Danimarka dhe Spanja.

Kryeministri francez Emanuel Makron ka artikuluar se vetë BE ka nevojë të reformohet. Gjithashtu, gjatë diskutimeve për Shqipërinë në parlamentin francez më herët gjatë këtij muaji, u shpreh shqetësimi i kërkesave të larta për azil në Francë, nga vendi ynë. Sipas një dokumenti të hartuar nga pallati Matinjon (selia e qeverisë) për deputetët, obsesion i qeverisë mbeten kërkesat për azil nga vendi ynë, i konsideruar nga Franca si një shtet i sigurt, pra ku funksionon shteti ligjor dhe ku azili politik nuk është i justifikuar. Pikërisht këtë përmendi që në fillim të fjalës së tij kryeministri francez Eduard Filip. Po të njëjtin shqetësim e përmendi nominalisht edhe Emanuel Makron, të martën në 1 tetor, gjatë një fjalimi në Këshillin e Europës në Strasburg.

Nga ana tjetër, edhe Holanda mbetet një kundërshtare e fortë e hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Ministri i Jashtëm holandez, Stef Blok, ka artikuluar në mënyrë të përsëritur se nga Shqipëria, duhet “më shumë punë duhet bërë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...