Avionstart: Po, Rama udhëtoi në Serbi me avion privat. Kush ja pagoi?

Tuesday, 15 October 2019 12:30

Kompania bullgare Aviostart e ‘shërbimi ajror VIP’ ka konfirmuar për Exit.al se Kryeministri Edi Rama përdori kompaninë për të fluturuar nga Tirana në Beograd më 10 tetor 2019.

Pavarësisht se kompania deklaroi se kostot e udhëtimit, si dhe të dhënat e klienti ishin ‘informacione konfidenciale’, ajo nuk e mohoi se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përdorur këtë shërbim.

 

Image

 

Udhëtimet qeveritare, përfshirë edhe ato të Kryeministrit, duhet të kalojnë përmes procedurës së prokurimit publik, në mënyrë që të shmangen dyshimet për korrupsion.

Kohët e fundit, zyrtarë të Partisë Socialiste, përfshirë edhe Zëvendës kryetarin e Bashkisë Tiranë Arbjan Mazniku janë kritikuar sepse kompania private Fusha shpk, kontraktori më i madh i Bashkisë Tiranë, pagoi qëndrimin e tyre në një hotel luksoz në Barcelonë.

Rama e vizitoi Beogradin me rastin e firmosjes së marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për krijimin e zonës së ‘Shengenit Ballkanik’. Një bashkim i tillë në Ballkanin Perëndimor ka qënë dëshirë e vjetër e Bashkimit Evropian, i cili e ka promovuar edhe përmes të ashtu quajturit proces të Berlinit.

Ende nuk dihet se kush ka paguar për udhëtimin e Ramës në Beograd.

Modifikuar më Tuesday, 15 October 2019 12:32
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...