‘Pakt Kombëtar për perspektivën evropiane;, Gjosha: 'Fajin e europa', mashtrimi i radhës i Edi Ramës

Diel, 20 October 2019 11:36

Ish Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka komentuar me një shënim në faqen e saj në facebook moshapjen e negociatve per Shqipërine nga ana e Këshilit Europian.

“Dëgjova edhe Kryeministrin të shpejtonte në mashtrimin e rradhës, me sloganin ‘Fajin e ka Evropa’ dhe se problemet e brendshme të BE penalizuan Shqipërinë!”, shkruan Gjosha ne postimin e saj duke parashtruar një sërë argumentash e të vertetash që ndikuan në këtë vendim.

Ja postimi i plotë i Klajda Gjoshës:

Kam dëgjuar me vëmendje debatin e ditëve të fundit mbi mbledhjen e Këshillit Evropian për negociatat. Dëgjova edhe Kryeministrin të shpejtonte në mashtrimin e rradhës, me sloganin ‘Fajin e ka Evropa’ dhe se problemet e brendshme të BE penalizuan Shqipërinë!

Po si është e mundur që një BE me kaq probleme diskuton në një mbledhje maratonë për zgjerimin? A nuk do duhej që ajo të merrej më shumë me problemet e saj?

Si është e mundur që një nga problemet kryesore të brendshme ka të bëjë pikërisht me metodologjinë e zgjerimit dhe kredibilitetin e Komisionit Europian?

Si është e mundur që Shqipëria është kthyer në mollën e sherrit të cdo argumenti nga vendet anëtare?

Si është e mundur që vendet të cilat qeveria jonë i quan ‘skeptike’, votuan pro për Maqedoninë e Veriut dhe kundër Shqipërisë?

Si është e mundur që kushtet e Gjermanisë, qeveria i lexon si fitore, duke mos pranuar të shikojë realitetin e një refuzimi me dipllomaci që iu bë kësaj qeverie?

Si është e mundur që një Evropë me kaq shumë probleme do t’i rikthehet sërish cështjes së zgjerimit në Maj 2020? A nuk do duhej ajo të fokusohej te reformat e saj?

E vërteta është se sado probleme të ketë BE, askush nuk mund të thotë sot se Shqipëria po lulëzon. Fatkeqësisht, Shqipëria penalizoi vetveten me delir, arrogancë dhe refuzim të përballjes me problemet e saj. Procesi i integrimit nuk është proces mëshire por proces meritash. Si i tillë ka nevojë emergjente për një Pakt Kombëtar që të mund t’i hapë rrugë perspektivës evropiane të Shqipërisë!

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...