Presidenti francez Macron shpëtoi Ramën, ndërsa Rilindja e masakron

Diel, 20 October 2019 11:29

-Si nuk i vjen turp Rilindjes dhe PS-së që janë turr me sulme dhe fyerje ndaj presidentit francez, ndërkohë që duhet të korigjojnë vetveten e të zgjidhin krizën e rëndë politike në Shqipëri.

-Në tryezën e BE ishin tre variante. Varianti i parë ishte propozimi gjerman, pra hapje e negociatave me 9 kushte për Shqipërinë dhe pa asnjë kusht për Maqedoninë e Veriut. Varianti i dytë, hapja e negociatave për Maqedoninë dhe bllokimi total i Shqipërisë. Ndërsa varianti i tretë, që u miratua, ishte ky që propozoi presidenti Macron, shtyrje e negociatave për dy shtetet; reformim i procesit brenda BE dhe plotësim i disa kushteve nga Shqipëria.

Gjatë 48 orëve të fundit nuk ka mbetur asnjë rilindas që të mos ketë sharë apo mallkuar presidentin e Francës Emanuel Macron për mos hapjen e negociatave. Ata, më diplomatët në PS, në mënyrë pak më fine kritikojnë qëndrimin e Francës ndaj Ballkanit dhe procesit të zgjerimit të BE, por edhe këta kanë marrë urdhër për sulm total që të krijohet ideja popullore se “Rama ishte në rregull, por nuk donte Macron”. Të tjerë brenda Rilindjes shkojnë më tej dhe nisin sharjet me libër shtëpie duke filluar nga karakteri i Macron dhe duke përfunduar te gruaja e tij, gjoja plakë!

Realisht nuk ka shqiptar që u gëzua me qëndrimin e Francës, sepse kushdo e di se hapja e negociatave do të thotë më shumë Europë dhe kërkesë llogarie nga Brukseli në jetën politike dhe shoqërore të Shqipërisë. Por sulmet e pamoralshme dhe aludimet për racizëm të Europës kundër shqiptarëve janë një idiotësi që nuk duhet mbështetur politikisht, sado i hidhur të na duket refuzimi i Parisit. Shqiptarët nuk kanë projekt tjetër integrimi veç BE-së dhe ushqyerja e opinionit me teza populiste do japë idenë e gabuar se Shqipëria veç paaftësisë së qeverisë për të bërë reforma, ka problem serioze dhe si shoqëri.

Në sulmet e Rilindjes ndaj Francës dhe Macron ka një paradoks të madh. Në mënyrë indirekte vendimi i Francës shpëtoi qeverinë “Rama” nga më e keqja në Ballkan. Në tryezën e BE ishin tre variante. Varianti i parë ishte propozimi gjerman, hapje e negociatave me 9 kushte për Shqipërinë dhe pa asnjë kusht për Maqedoninë e Veriut. Varianti i dytë, hapja e negociatave për Maqedoninë dhe bllokimi total i Shqipërisë. Ndërsa varianti i tretë, që u miratua, ishte ky që propozoi presidenti Macron, shtyrje pa datë e negociatave për dy shtetet, reformim i procesit brenda BE dhe plotësim i kushteve nga Shqipëria.

Për shkak se vetoja e Francës krijoi pakënaqësi në shumë vende të BE, të gjithë po merren me kërkesën e Macron si një telash i ri për Bashkimin Europian. “Rama” po ndjek ritmin e disa zyrtarëve të BE dhe po ashtu po urdhëron rilindjen të sulmojë Francën dhe presidentin e saj, me argumentin se qeveria jonë është në rregull, por problemi është Franca. Këtu lind dhe gabimi i qeverisë dhe “Rilindjes”. Nëse do të ishte miratuar propozimi gjerman, Rama nuk do fliste këto ditë si “lider rajonal dhe europian” (!) për problemet e BE dhe për vendet skeptike. Sot do të ishte i detyruar të plotësonte 9 kushte, duke nisur nga dënimi i zyrtarëve të korruptuar brenda rilindjes, ngritjen e Gjykatës së Lartë e Kushtetuese, zgjidhjen e krizës politike dhe deri të legjitimiteti i votimeve moniste të 30 qershorit. Nëse do ishte miratuar varianti i Merkelit, kryeministri do të duhej t’i lutej opozitës për kompromis ose të deklaronte zgjedhjet e parakohshme që nga Brukseli, pa mbërritur në Rinas. Varianti gjerman ia hiqte Edi Ramës mundësinë të fliste për sukses reformash, por tregonte se BE-ja nuk toleronte më asnjë kaos politik dhe ligjor, siç është Shqipëria tani. Franca, për arsyet edhe të problemeve në BE, ka një qasje më të përgjithshme ndaj Ballkanit dhe me një goditje ndëshkoi Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Franca nuk u mor me detaje të krizës në Shqipëri, me parlamentin një partiak apo korrupsionin, por foli vetëm çështjet që e prekin atë direkt si azilantët apo mungesa e standardeve në përgjithësi.

Në këtë mënyrë, qeveria “Rama” shpëtoi nga telashet dhe raporti masakrues i Gjermanisë dhe tani, Edi Rama, i jep vetes të drejtën të tallet me shqiptarët duke qarë hallet e BE-së dhe marrëdhëniet frako-gjermane. Ndaj dhe sulmi ndaj Macron është i pakuptueshëm. Kryeministri Edi Rama duhet ta falënderonte atë, sepse me qëndrimin për mos hapjen e negociatave i hoqi, për ca kohë, telashet që ka shkaktuar prej vitesh në Shqipëri. Sulmi është i padrejtë edhe për një fakt tjetër, për të cilën qeveria shqiptare duhet t’i jetë mirënjohëse Francës. Presidenti francez Macron nuk e ndau Shqipërinë si “delja e zezë” të cilën e kërkonin Hollanda, Danimarka dhe disa shtete të tjera.

Presidentit Macron, kryeministri Rama duhet ti ngrejë bust mirënjohje e jo ta masakrojë me rilindasit e tij.

Mili Xhani

Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...