Çështja e mos shpëtimit të fëmijës shqiptar Alvin Berisha i cili ndodhet në Siri, kthehet në një skandal politik.
Duket se aksioni i nisur nga ambasadori shqiptar në Turqi Genti Gazheli është ndërprerë në mes nga autoritetet e qeverisë shqiptare.
Publikimi i rastit në SYRI TV dhe SYRI.net dhe më pas edhe nga emisioni italian ‘Le Iene’ ka sjellë reagime të mëdha, se si qeveria shqiptare e Edi Ramës po braktis fëmijën në Siri.
Këto reagime janë ndjerë edhe në qeveri dhe sidomos më shumë i ka ndjerë ambasadori shqiptarë në Turqi, Genti Gazheli.
Burime të SYRI.net kanë bërë të ditur se Gazheli prej 3 ditësh i ka paraqitur dorëheqjen ministrit të Jashtëm, Edi Rama. Ky i fundit ende nuk ia ka dhënë miratimin e dorëheqjes, pasi i frikësohet faktit se do të mbajë përgjegjësi direkte për mos shpëtimin e fëmijës shqiptar, Alvin Berisha.