Vetëm Rama “jo”/ Këtë vit shkuan në zgjedhje të parakohshme Tsipras, Haradinaj e Zaev

Diel, 20 October 2019 14:49

Gjatë këtij viti, disa vende të rajonit preferuan të shkojnë drejt zgjedhjeve të parakohshme, duke u hapur rrugë zgjidhjes së krizave politike.

Kështu, e para vendosi Greqia. Vetëm pak javë pasi Partia Syriza e kryeministri i majtë Aleksis Cipras pësoi humbje të thellë në zgjedhjet për Parlamentin e BE dhe në ato lokale, vendi shkoi në zgjedhje të parakohshme pa shumë debate.

Tsipras deklaroi se me vendimin për zgjedhje të parakohshme synon të shmangë disa muaj fushatë që do të mund të rrezikonte ekonominë e vendit dhe të dëmtonte përparimin që kishte bërë gjatë viteve të fundit.

Në zgjedhjet e reja kryesoi Partia Demokracia e Re nën udhëheqjen e Kyriakos Mitsotakis, ndërsa Tsipras doli në opozitë.

Në 6 tetor, e radhës ishte Kosova. Shpërndarja e Kuvendit erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt me shumë se një muaj më parë nga posti i kryeministrit, pasi ai u ftua nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në cilësinë e të dyshuarit.

“Pas kësaj dorëheqje mandatin ia kthej popullit dhe garoj në zgjedhje edhe unë. Por s’kam mundur ta çoj shtetin dhe kryetarin e qeverisë sepse do t’ia rëndoja Kosovës, ndaj e kam marrë këtë vendim”, u shpreh Haradinaj në konferencën për shtyp, kur njoftoi vendimin e dorëzimit të mandatit.

Në zgjedhjet e reja, partia e Haradinajt humbi, ndërsa kryesoi Vetëvendosja e Albin Kurtit dhe LDK e Isa Mustafës.

Po ashtu, Maqedonia e Veriut jep një tjetër leksion të pjekurisë politike.

Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se qeveria bie në rast se BE refuzon sërish nisjen e bisedimeve me BE në samitin e 17-18 tetorit.

Në një dalje për mediat, dje ai propozoi zgjedhjeve të parakohshme parlamentare sa më shpejtë të jetë e mundur.

Media italiane Ansa raportoi dorëheqjen e tij, duke u bazuar në burime diplomatike nga samiti i BE. Megjithatë lajmi nuk është konfirmuar ende nga burime të kryeministrisë.

Por, edhe pse i njëjti fat ishte rezervuar edhe për Shqipërinë, kryeministri Edi Rama nuk ndan të njëjtin qëndrim me homologun e tij maqedonas.

Ai fajësoi Evropën se refuzimin e dha për shkak të problemeve të brendshme dhe jo prej asaj që është bërë ose jo nga Shqipëria.

Madje, Rama deklaroi se ditën tjetër, dielli lind sërish.

“Në datën 19 tetor dielli do të lindë përsëri dhe ne do të vazhdojmë përpjekjen. Ne nuk e bëjmë këtë për shtetet e BE, por për veten tonë”, tha Rama në ‘Open’. /Politiko/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...