Kreu i opozitës Lulzim Basha do të ketë një konferencë të rëndësishme paraditen e sotme nga selia e PD-së.
Burime nga selia blu kanë bërë të ditur se kryedemokrati Basha do të ketë një dalje publike për mediat në orën 11:00.
Burimet thanë se në këtë konferencë, Basha do të ketë një deklaratë shumë të rëndësishme për krizën politike që po kalon Shqipëria.