Vasili publikon videot: Mashtruesit gënjyen për negociatat, Rama të lërë zyrë sa më parë

Hënë, 21 October 2019 14:12

Deklarata e Nënkryetarit të LSI, Petrit Vasili

Të nderuar qytetarë dhe qytetare!

Jemi sot në këtë komunikim së bashku pas lajmit tronditës për moshapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe njëherazi përballë opinionit publik, u gjend njëherazi përballë dhe me një mashtrim të palodhur, një gënjeshtër të palodhur të qeverisë, e cila përballë një situate të tillë kritike tenton të fshihet dhe tenton të mashtrojë duke u tërhequr nga të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë shumë të mëdha që rëndojnë mbi të.

Megjithatë për të zbërthyer përveç anës politike edhe anën mizerabël morale të kësaj mazhorancën të këtij kryeministri dhe të gjithëve atyre qe e rrethojnë, ju ftoj të ndiqni se çfarë kanë thënë këta përfaqësues të padenjë, këta përfaqësues të paturp që ndodhen të ulur dhe kanë uzurpuar zyrat e qeverisë lidhur me këtë çështje dhe mbiu premtimin e pambajtur solemn dhe zë lartë që ka thënë midis tyre.

Ju ftoj që të ndiqni videon dhe takohemi sërish!

VIDEO poshtë

Qytetarë i ndoqët me sytë tuaj, i dëgjuat me veshët tuaj se çfarë mund të bëjë pacipësia në pushtet e një pushteti të kapur, të rrëmbyer për fyti, i cili ka vetëm një obligim, të mashtrojë poshtërisht qytetarët e tij. Njëherazi dua të ndaj me ju dhe një mashtrim të jashtëzakonshëm, të qeverisë, të kryeministrit, të të gjithë këtyre segmenteve që patë, por edhe të gjithë medias së supës së Edi Ramës, e cila identifikoi dhe gjeti se armiku i shqiptarëve paskësh qenë Franca dhe Presidenti Macron që paskëshin penguar Shqipërinë që ajo të ecte përpara. Ju e keni dëgjuar armikun Macron,por të dëgjojmë se çfarë ka thënë ai dhe se si i ka poshtëruar këta mashtrues të rëndomë me fjalët dhe me deklaratën e tij.

VIDEO poshtë

Pra të nderuar qytetarë, këta mashtrues bindën të gjithë qytetarët që kishte qenë Franca pengesë, por përkundrazi. Ishte Franca e cila për hir të një Shqipërie, të një qeverie fajtore pafund që i humbi shansin historik Shqipërisë për negociatat, u dënuar padrejtësisht Maqedonia dhe mijëra shqiptarë, vëllezërit tanë që jetojnë atje për të bërë një hap përpara drejt integrimit evropian, sepse i pengonte Shqipëria. Presidenti Macron tha: Dje dëgjova disa fjalë se thuajse mbërritëm unanimitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Nuk është e vërtetë! Padyshim aty kishte një shumicë të gjerë që Maqedonisë së Veriut t’i hapen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë. Nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend, do të ishte një gabim i tmerrshëm. Pra, për shkak të Edi Ramës, dhe të tërë këtyre mashtruesve që I patë vetë me video se çfarë janë, u dënua padrejtësisht edhe Maqedonia e Veriut dhe njëherazi, ëndrra e mijërave shqiptarëve u shua në këtë rast për një shkak dhe për një fajtor të vetëm. Ky është Edi Rama, propaganda gëbëlsiane e tij dhe urrejtja që ka për popullin Shqiptar, sepse mashtrimet e këtij soji do të thotë që ai konsideron shqiptarët qenie të ulëta, qenie të poshtëruara, qenie që nuk kanë mend dhe mendon se shqiptarët nuk e kuptojnë këtë mashtrim. Por shqiptarët e kuptojnë shumë mirë, ato shqiptarë kanë qenë me dhjetëra-mijëra që kanë dalë nëpër sheshe, ata shqiptarë kanë qenë që mbi 85% refuzuan votimet komuniste të tij. Unë u vendosa në dispozicion edhe dy dëshmi të tjera për të kuptuar se çfarë mashtruesi ka në krye të qeverisë dhe se pse të gjithë duhet të nxitojmë që ky mashtrues, ky uzurpator i paligjshëm i zyrës së Kryeministrit duhet të largohet sa më parë nga kjo zyrë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve mbi çdo gjë.

Video

Login to post comments