Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, i ka telefonuar sot kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, angazhimin e NATO-s për të pranuar në radhët e saj Maqedoninë e Veriut.
Vetë Stoltenberg e ka bërë të ditur këtë lajm në Twitter, ku shprehet se procesi i ratifikimit është në rrugë të mbarë dhe ai “mezi pret që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet së më shpejt Aleancës sonë”.
Ky mesazh konsiderohet si një mbështetje e fortë për Maqedoninë e Veriut, pas zhgënjimit të thellë që pësoi ky shtet kur Franca vuri veton dhe i bllokoi hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.