Kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kreu i qeverisë Edi Rama kanë replikuar disa herë ditën e sotme për dështimin me negociatat.
Basha kërkoi largimin e Ramës, ndërsa ky i fundit u përgjigj me citatet e krerëve të BE-së që thonë se qeveria ka bërë reformat, por ishte Franca ajo që refuzoi, për shkak të azilantëve.
Pas postimeve të Edi Ramës Basha ka publikuar qëndrimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i cili ndryshe nga Edi Rama pranoi të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme pas refuzimit të negociatave.