Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka sjellë në vëmendjen deklaratën e dy ditëve më parë të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për integrimin në BE dhe aleancën me SHBA.
Në një postim në Facebook, Vasili shkruan: “Të mendojmë si Monika, kështu BE nuk do të jetë më ëndërr!! Monika Kryemadhi tha: “Asnjë faktor malinj nuk do të cënojë dot aleancën tonë mbi 100 vjeçare midis Shqipërisë dhe SHBA dhe asnjë faktor malinj nuk do të na largoje nga aspirata e shqiptarëve drejt integrimit në BE.”