Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i është përgjigjur mazhorancës, që nesër mbledh një tryezë.
Bardhi bën të ditur, se opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD.
‘Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën.
Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore’, bën të ditur Gazmend Bardhi.