Emigracioni masiv/ Teliti: Shqiptarët kanë humbur shpresën. Ja ndikimi negativ në ekonomi

E mërkurë, 23 October 2019 16:25

I ftuar në Syri TV, përballë gazetarit Bled Marku, eksperti i ekonomisë dhe shefi i kabinetit të kryetarit të PD, Dorian Teliti ka komentuar situatën ekonomike në vend duke ngritur alarmin edhe sa i përket largimeve në masë të shqiptarëve nga vendi.

Sipas tij, Shqipëria ka hyrë në një krizë ekonomike të thellë, që do të përkeqësohet në javët dhe muajt në vazhdim. 35% e shqiptarëve kanë vështirësi të ushqehet.

Sa i përket emigrimit masiv të shqiptarëve, Teliti rreshtoi ndikimet negative që ka ky fenomen në ekonominë e vendit.

“E para, aspekti human, ndahet familjet. E dyta, aspekti ekonomike-financiar, pasi nuk po largohen thjesht persona të pakualifikuar, por shtresa e mesme e shoqërisë. Nuk po varfërohemi thjesht statisstikisht, por edhe nga pjesa profesionale, nga mjekët, nga inxhinierët, nga juristët. Po marrin valixhet dhe po e shohin jetën e tyre, për faktin se e kanë shpresën se mund ta bëjnë në Shqipërinë, jashtë vendit. E treta, nëse sot po varfërohemi nga krahu i punës, më vonë do vuajmë sa i përket sistemit të pensioneve. Do shtohet vështirësia e financimit të skemës së pensionit.

Po vazhdoi kështu do të rrezikojmë të thellojmë krizën financiare", deklaroi Teliti.

Login to post comments