I ftuar në News 24, analisti Agron Gjekmarkaj tregon se dy janë rrugët që duhet të ndjekë opozita për largimin e kryeministrit Edi Rama
Sipas tij, protestat dhe mbështetja e ndërkombëtarëve janë dy elementët që faktorizojnë opozitën në rrugën e saj të gjatë të aksionit politik për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme.
“Ose është rruga e forcë, jo dhunës por tek violenca e protestës në kuptimin e pjesëmarrjes masive, përmes disa protestave. Në qoftë se ka protesta të mëdha, konstante të qëndrueshme që i bindin njerëzit, kryeministri bie. Kryeministri nuk u rrëzua sepse ndërkombëtarët nuk deshën që të rrëzohej. Në këtë kuptim opozita duhet të gjejë X e ekuacionit. Duhet të gjejë ku është pika e forcës me ndërkombëtarët dhe ta godasë në këtë pikë. Stanjacioni e dëmton opozitën, kthehet në gjendje monotonie e mërzie. Opozita ka në dorë një gjë, nëse nuk ndryshon dot Edi Ramën ka në dorë të ndryshojë veten. Ka në dorë të propozojë ide”, është shprehur Gjekmarkaj.
Në lidhje me reagimin qytetar, analisti shprehet se ajo që lexohet tek është një gjendje mërzie në tërësi, një gjendje dëshpërimi për situatën ku gjendet vendi.
“Aktori kryesor në këtë depresion, që e shkakton këtë kuptohet që pas 7 vitesh është qeveria. Ai që duhet të zgjojë shpresë është opozita. Ndaj opozita ka detyrimin të luajë në fushën e ideve dhe të imazhit. Nuk shikoj që mund të ketë forca të tjera në shoqëri që do mund të krijonin një tronditje. Ajo shoqëri që beson tek ndryshimi duhet ta investojnë energjinë e tyre nga opozita. mbase ndonjëherë edhe duke i mbyllur sytë”, tha Gjekmarkaj.
Ndërkohë ai thekson se opozita duhet të marrë pjesë patjetër në reformën zgjedhore me propozime konkrete.
“Nuk mjafton që të thuash sot ‘Rama ik’ sepse ti je një pengesë për të hyrë në Europë. Dhe unë mendoj që me Ramën ndoshta është pak e vështirë që me Ramën të hapen negociatat. Opozita duhet të kalojë në propozime konkrete. Reforma zgjedhore do ishte akti i parë për të kthyer disi besimin mes palëve. Nuk mund të ketë sukses një reformë e propozuar nga qeveria. Provokim i rëndë nga ana e qeverisë që në krye të komisionit vendos Damian Gjiknurin. Atentat ndaj palës tjetër në rrafshin e besimit. Opozita duhet të gjejë një formë që me patjetër të marrë pjesë në reformën zgjedhore. E ka të drejtë kërkesën për ndërkombëtarët. Opozita duhet ta gjejë mënyrën që të jetë me propozimet e veta në reformën zgjedhore. Fakti që ndërkombëtarët flasin për reformën zgjedhore do të thotë që edhe ata e mendojnë se mund të ketë zgjedhje të parakohshme”, u shpreh Agron Gjekmarkaj.