Gjykata ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Mësohet se togat e zeza kanë gjobitur me 300 mijë lekë të rinj Tabakun.
“BalkanWeb” mëson mes të tjerash se Gjykata i ka vendosur edhe një kusht demokrates, ku kjo e fundit duhet të përgënjeshtrojë në ‘Facebook’ deklaratën e bërë më 25.10.2018.