“Miq, që kur është themeluar shteti shqiptar, kurrë nuk ka patur burrecë rrenca si këta!” Me këtë mesazh iu është drejtuar miqve të tij në Fb, ish-kryeministri Sali Berisha sot, teksa ka komentuar me ironi të thellë, deklaratat e bëra pas dështimit me negociatat, nga kryeministri Edi Rama dhe Zv.ministri i Jashtëm Gent Cakaj.
“Një problem madhor ndërkombëtar! – qësendis Berisha. - Edvin Mafia iu deklaroi shqiptarëve se nuk e lejon Asambleja Kombëtare e Francës të japë dorëheqjen! Por ai, sapo u informua se Asambleja Kombëtare e Frances nuk do ta pengonte të jepte dorëheqjen, nxori me vrap çirakun e Baton Stanishiqit, sugar-velinën e tij Cakaj, të informojë menjëherë shqiptarët se nuk e lejon Bundestagu të japë dorëheqjen!
Miq, që kur është themeluar shteti shqiptar, kurre nuk ka patur burrecë rrenca si këta!” përfundon ish-kryeministri.