Dosja/ Abuzimet që dënuan drejtorin e Paraburgimit të Vlorës, Egon Velaj

E Enjte, 24 October 2019 14:12

Egon Velaj, së fundmi drejtues i paraburgimit të Vlorës, në kohën që drejtonte ALUIZNI-n e qytetit bregdetar, kishte të gjithë informacionin e nevojshëm se nuk duhet të legalizonte ndërtimin e paligjshëm të shtetasit M.M., objekt që ndodhej në lagjen “Pavarësia”, pranë qendrës

Disa vendime gjykate, urdhëra përmbarimorë dhe korrespondenca me Drejtorinë e Përgjithshme të ALUIZNI-t në Tiranë, e kishin vënë në dijeni, drejtuesin lokal Egon Velaj se trualli rreth 490 m2, mbi të cilën ishte ndërtuar godina dy-katëshe e M.M., në fakt kishte pronar ligjor familjen Ferhati.

Por, megjithatë, drejtori Velaj, në vitin 2017, vendosi të legalizojë ndërtesën në favor të M.M., veprim për të cilin u dënua së fundmi për ‘Shpërdorim detyre”.

Gjykata e Vlorës vendosi të Mërkurën e kësaj jave dënimin e Egon Velaj me 6 muaj burgim, të konvertuar në shërbim prove, si edhe një vit pezullim për të qenë pjesë e administratës publike. Gjykata dha të njëjtin dënim edhe për ish-vartësin e Velajt tek ALUIZNI-Vlorë, Denis Metaj, ish-përgjegjës sektori.

Dënimë më të ulta u dhanë edhe për disa ish-punonjës të tjerë të ALUIZNI-t, Vlorë.

Dosja hetimore

“Boldnews.al” ka siguruar në mënyrë ekskluzive dosjen e plotë të Prokurorisë së Vlorës, në bazë të të cilës faktohet shkelja penale e kryer nga Egon Velaj, i cili mbajti detyrën e ALUIZNI-t në qytetin bregdetar për disa vite, derisa së fundmi u emërua në krye të institucionit të Paraburgimit.

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e një prej trashëgimtarëve të familjes Ferhati, të cilët janë pronarë të ligjshëm të truallit, ku ka ndërtuar informalisht shtetasi M.M

Me një vendim të vitit 1996, familja Ferhati është njohur pronare e një trualli 4200 m2, në lagjen “Skelë”. Brenda këtij trualli gjendet edhe sipërfaqja 490 m2, e cila është zënë nga ndërtimi informal i shtetasit M.M.

Për shkak të zvarritjeje gjyqësore, kjo pronë regjistrohet në Hipotekën e Vlorës në vitin 2007, në emër të familjes Ferhati. Në vijim të vendimit gjyqësor, lëshohet edhe urdhëri I ekzekutimit për lirimin e pjesës së zënë të truallit.

Familja Ferhati, në vitin 2009 sigurojnë një leje ndërtimi për një pallat 7-9 kate, me një vendim të Këshillit Bashkiak të Vlorës.

Por, leja nuk bëhet efektive, pasi trualli nuk ishte liruar. Shkak për këtë vonesë u bë fakti se urdhëri i ekzekutimit kishte humbur. Për këtë arsye, familja Ferhati i drejtohet sërish gjykatës së Vlorës, për të liruar një dublikatë të urdhërit të ekzekutimit (pra, lirimit të truallit).

Paralelisht me këto veprime, personi që kishte ndërtuar godinën në truallin e pronarëve, shtetasi M.M., aplikon për leje legalizimi.

Përfaqësuesit e familjes Ferhati informojnë ALUIZNI-n e Vlorës dhe atë qendror se godina e M.M., nuk mund të legalizohet, pasi ajo është ndërtuar në një truall me pronar dhe që për atë objekt është lëshuar urdhëri i gjykatës për t’u prishur.

Gjithashtu, pronarët e ligjshëm kërkojnë ndërhyrjen e Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik, i cili, nga ana e tij, kërkon mbështetjen policore. Megjithatë, prishja e godinës dy-katëshe të ndërtuar nga M.M. nuk u realizua, për shkak të mungesës së mjeteve nga ana e IMK-së së Vlorës.

Ndërkohë që familjarët Ferhati po bënin përpjekjet për të marrë truallin e tyre të lirë, drejtori i ALUIZNI-t Vlorë në atë kohë, Egon Velaj, i jep udhë kërkesës e objektit të M.M., duke nënshkruar lejen e legalizimit, në Maj 2018. Një muaj më pas, Hipoteka e Vlorës regjistron pronën e shtetasit M.M., referuar lejes së legalizimit të nënshkruar nga Egon Velaj.

Pas këtyre veprimeve, tërësisht antiligjore, prokurori i Vlorës, Anton Pali, zhvilloi hetimin, në përfundim të të cilave konkludoi se Egon Velaj dhe disa ish-vartës të tij në degën e ALUIZNI-t të qytetit kishin shpërdoruar detyrën në këtë rast konkret.

Hetimet e prokurorit u mbështetën nga gjykata, e cila vendosi dënimin e ish-drejtorit të ALUIZNI-t Vlorë, Velaj, të cilit, prej disa kohësh, i ishte besuar drejtimi i Paraburgimit të qytetit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...