Në gjyq me Ramën për lojërat e fatit/ Tabaku: Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve, e vërteta triumfon

E Enjte, 24 October 2019 14:28

Jorida Tabaku, ish-deputete e PD, ka reaguar me vendosmëri ndaj dënimit me 300 mijë lekë gjobë, që i dha sot Gjykata e Tiranës, se "kishte shpifur ndaj Kryeministrit  Edi Rama kur deklaroi një vit më parë se lojërat e fatit qenë shtuar dhe se Rama thjesht do të mbledhë në një dorë të gjitha lojërat e fatit, për t'i komanduar ai dhe njerëzit e tij!" Në një mesazh të menjëhershëm në Fb, Tabaku jo vetëm që s'u tërhoq nga akuzat, por i përforcoi ato.

TABAKU SHKRUAN:

"Në Shqipërinë e sotme kur thua të vërtetën dënohesh për shpifje dhe kur shpif të pavertetat përgëzohesh. I qendroj deri në fund të vërtetës që është e qartë dhe nuk ka vendim politik që mund ta zhbëjë dhe as gjobë ta zhvlerësojë.

Pikat e lojrave të fatit u rritën nga 800 përpara vitit 2013 dhe u bënë 4200. Kam provuar me çdo lloj mënyre se paratë e pista kanë financuar pikat e basteve.

Raporte si i DASH dhe Moneyval i kanë parashtruar këto prova qartë dhe pastër për çdo shqiptar. Ashtu siç është provuar qe paratë e pista janë përfshirë në aktivitetin e turizmit dhe ndërtimit. Ashtu si dhe vetë Paditësi ka deklaruar se janë aktivitete kriminale duke pohuar atë për te cilën më akuzon sot.

Kryeministri më akuzoi në gjykatë se unë gënjej kur them dhe shkruaj që qeveria është e korruptuar. Raporti i Departamentit Amerikan te Shtetit, progres-raporti i Komisionit Europian, raporti i OKB, raporti i Transparency International thonë qartazi se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet e qeverisjes në Shqipëri.

Fatkeqesisht, gjyqtarja zgjodhi të besojë Kryeministrin dhe jo DASH, Komisionin Europian, OKB dhe Transparency International. Më dënoi sepse thashë atë çfarë do shqiptar e di: korrupsioni është aq i madh sa Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon.

S’kam frikë nga padrejtësia por nga e vërteta ndaj i qendroj këtyre deklaratave deri në fund dhe nuk kam asnje terheqje. Nuk tutem nga vendimet e gjyqtarëve që nën presionin e vettingut apo fijeve politike marrin vendime politike si Manjola Bejleri e cila ka dhe një konflikt të pastër interesi me PD. Kjo është një betejë që më bën më të fortë dhe më të bindur në luftën kundër padrejtësive dhe drejtësisë që komandohet nga qeveria.

Për 50 vjet ka pasur shqiptarë që nuk janë stepur nga diktatura komuniste, në to ka qenë dhe familja ime. Nga ato kam mësuar të respektoj të vërtetën dhe jo frikën. Ndaj vështirë të më stepin sot ata që frikën e mbulojmë me këto skema, siç s’kanë mundur dot të stepin askënd në 20 vite vjedhje dhe abuzime.

Beteja vazhdon ne Gjykaten e Apelit! As une, askush nga Partia Demokratike nuk terhiqet nga beteja per te thene te verteten.

E vërteta triumfon përherë."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...