Biseda me Merkel, pikat mbi “i” apo piketat e rënies së Ramës

E Enjte, 24 October 2019 21:22

Aq sa një pjesë e parë e një ndeshje futbolli mendohet të ketë zgjatur biseda telefonike mes kryeministrit Edi Rama dhe kancelares Gjermane Angela Merkel. Shumëccka mund të jetë thënë e diskutuar, sigurisht mbi situatën politike në vend, vendimi për moshapjen e negociatave më Shqipërinë për në BE dhe padyshim edhe ca probleme të tjera që janë ngritur nga Merkel, por Rama nuk do të donte kurrë ti dëgjonte.

“Gjatë një telefonate rreth 45 min me Kancelaren Merkel vendosëm të gjitha pikat mbi “i” për ecurinë e mëtejshme të përpjekjeve të përbashkëta për çeljen e negociatave për anëtarësim. Kancelarja rinënvizoi qëndrimin e Gjermanisë në mbështetje të Shqipërisë. Danke Angela”, shkruan Rama.

Përtej pjesës propagandistike, pa të cilën Rama nuk mbijeton asnjë minutë, biseda në vetvete qoftë edhe më pak se 45 minuta, pasi është e kotë t’i besojmë Ramës, tregon shumë për vendin tonë. Rama thotë se i vendosën pikat mbi “i”. Në të vërtetë pikat mbi “i” janë ata nëntë kushte të vendosura nga Bundestagu gjerman, me këmbënguljen e vetë Merkel, e cila muajt e fundit është investuar fort, duke e përfshirë Shqipërinë, por edhe Ballkanin Përëndimor në axhendën e saj të politikës së jashtme.

Specifikisht është marrë gjatë me Shqipërinë, ku vendosja e nëntë kushteve është treguesi se Gjermania zyrtare e njeh tashmë më së miri situatën në vend, e di ccfarë përfaqëson kryeministri Edi Rama dhe mbi të gjitha pikën kritike ku ka mbërritur vendi.

Për herë të parë në historinë politike të 30 viteve të fundit në vendin tonë, një shtet i rëndësishëm i BE-së vendos kushte konkrete, duke kapur thelbin e problemeve në vend, atë që ka të bëjë më dhunimin e votës së lirë, deforimin e pushtetit dhe lidhjet e politikës me krimin. Kushtet janë specifike si; dënimi i krimit elektoral, ti jepet përgjigje lishmërisë së zgjedhjeve (votimeve) të 30 qershorit, krijimin e institucioneve të pavarura të drejtësisë, luftën kundër korrupsionit dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Të mbledhura të gjitha bashkë, Rama sot në ato 45 minuta diskutim nuk ka vendosur pikat mbi i”, por piketat e humbjes së një pushteti që e mbajti me formën më të ndyrë të mundshme, morale dhe ligjore. Nëse vërtetë do të besohet Rama, që kanë arritur në shumë dakordësi me kancelarin Merkel, atëherë ai nuk bën asgjë tjetër përveccse i hap gropën pushtetit të tij absolut.

Nëse do të dënohet krimi elektoral, atëherë gjysma e bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë, që ka ndarë afere e pushtet bashkë do i ikin. Nga karriget e privilegjuara në ministri e Parlament ata do të përfundojnë në krevatët “marinar” të burgjeve të errëta të vendit.
Nëse do të shkëputet nga bota e krimit të organizuar, atëherë sërish Rama është i fikur politikisht. Trafikantët e drogës, të fortët e lagjeve dhe kriminelët ordinerë ishin dhe janë mbështetja e tij e madhe, pa të cilën ai nuk bën dot. Dukë përdorur influencën e kriminelëve, ata blinin vota, shantazhonin zgjedhësit dhe ktheheshin në një kudi të madhe ku Rama fuste dorën dhe nxirrte pushtet.

I kërkohet kryeministrit Edi Rama që të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor, duke marrë në konsideratë rekomandimet e OSBE-ODIHR, ku në një nga pikat e saj është edhe depolitizimi i KQZ-së dhe të komisioneve të tjera zgjedhore duke nisur nga qendrat e votimit dhe më pas edhe ata të numërimit. Po si mundet që Rama të heqë dorë nga Bibat e tij në KQZ?
Nëse vërtetë do të besojmë Ramën se ka pasur dakordësi të plotë pas bisedës me kancelaren gjermane, atëherë nuk do jetë e largët dita që pushteti i tij do varroset njëherë e përgjithmonë. Pikërisht për këto arsye nuk është asgjë tjetër përveccse një mashtrim malinj i kreut të qeverisë sonë, që pas ccdo bisede me një lider të huaj, fut në punë mendjen e shprishur të shitjes së një produkti që nuk ekziston./ Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...