Në intervistën e saj për ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ish deputetja e PD-së Grida Duma, e pyetur nga gazetari Arion Sulo lidhur me tezën e saj se, opozita duhet të jetë në protesta, është shprehur se, lidershipi i partisë duhet të tregojë se e mban fjalën e dhënë.
“Në politikë pesha e fjalës është kryesore. Thamë që do të ketë protesta në shtator. Fjala në politikë nuk mund të zhduket. Lidershipi duhet të tregojë se e mban fjalën e vetë. Partia duhet të ekzistojë për shoqërinë e jo për veten.
Kollona e protestave duhet të ekzistojë. Kam bindjen se protestat do të mbahen mend, jo fjalimet. Partia duhet të tregojë që ka forcë dhe që është gjithëpërfshirëse”, u shpreh Duma.
“Vendimi i fundit me Kryesinë, Këshilli Kombëtar dhe ish grupin parlamentar, është fjalia “Rama Ik”. Unë kam thënë që duhen protesta dhe në to duhet të përfshihen të gjithë demokratët. Energjia e tyre nuk mund të lihet bosh”, shtoi ish deputetja.