Rezoluta e PE, Jorida Tabaku: Kushtet e Bundestagut, harta që duhet të ndjekë Shqipëria

E Enjte, 24 October 2019 21:02

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka përshëndetur qëndrimin e Parlamentit Europian, i cili ka vlerësuar rolin që kanë luajtur Partitë Popullore Europiane për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Teksa rendit përfundimet dhe konstatimet e rezolutës së PE-së, Jorida Tabaku thotë se rruga Europiane e Shqipërisë kalon përmes nëntë pikave të Bundestagut gjerman.

Postimi i Tabakut:

Pershendes rezolutën e PE dhe vlerësoj rolin që EPP, familja jonë politike, dhe liderët e saj kanë luajtur dhe po luajnë për hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Rezoluta shpreh qartë që:

Nuk ka asnjë rrugë tjetër përvecse reformave dhe meritës në procesin e integrimit Europian.
Megjithëse Shqipëria është propozuar 3 herë për hapjen e negociatave fatkeqësisht kjo nuk ka ndodhur.
Ka disa vende skeptike të cilat kanë nevojë të shohin rezultate dhe mosbesuesit do të binden vetëm me reforma dhe me arritje konkrete dhe jo me fasada.
Hapja e negociatave ëahtë vetëm fillimi i një rruge të gjatë dhe të vështirë por është mënyra se si të kemi një proces kontrolli, monitorimi dhe mbikëqyrje më të mirë për qeverinë shqiptare.
Rezoluta është një përpjekje për të treguar se vendi i Shqipërisë është në Europë dhe jo vetëm gjeografikisht.
Ne besojmë se 9 pikat e Bundestag janë harta që duhet të ndjekë qeveria shqiptare për nisur sa më shpejt negociatat dhe për të mos u kthyer në barrë edhe për vendet e tjera kandidate. Opozita është e angazhuar në këtë proces më shumë se qeveria, të cilës me sa duket i mungon vullneti politik!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...