Shansi për negociatat në vitin 2020? Ambasadorja franceze: S’ka sinjale të reja, Macron e njeh mirë Ramën

Premte, 25 October 2019 09:57

A ka shanse që Bashkimi Europian të rimarrë çështjen e hapjes së negociatave përpara samitit të majit që vjen? Sipas Deutsche Welle, kjo temë do trajtohet vetëm në vitin 2020.

“Deri tani kryetarёt e shteteve dhe tё qeverive tё BE-sё mendojnё ta trajtojnё kёtё temё sёrish nё samitin nё Kroaci nё maj 2020. Kroacia ёshtё anёtare e BE-sё qё nga viti 2013 dhe nё gjashtёmujorin e ardhshёm do tё kryesojё presidencёn e radhёs sё BE-sё. Kroacia ёshtё pёr hapjen e bisedimeve me vendet e saj fqinj,” shkruan DW.

Edhe ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Vasak tha se nuk ka sinjale të reja përsa i përket vetos franceze.

Duke folur për A2 CNN, ajo tha: “Këshilli Europian e ka marrë vendimin e tij. Një vendim mbi dëshirën për zgjerimin e Bashkimit Europian. Për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut konsiston në shtyrjen e një vendimmarrje në një kohë të mëvonshme, në Samitin e Zagrebit. Gjithashtu për herë të parë Kroacia, vendi i fundit që iu bashkua Unionit Europian, do të ketë Presidencën e tij, kështu që merrni pjesë nëse dëshironi.

Siç ju e dini, kryeministri, Zoti Rama e njeh mirë presidentin e Republikës dhe presidenti Macron e njeh zotin Rama. Ata shkëmbehen rregullisht, por i takon Presidentit të Republikës të vendosë se kur do të vijë në Shqipëri, por ai ka thënë shpesh që do të vijë dhe do të vijë. Nuk mund t’ju them se kur, pasi nuk e dimë ende. Zoti Rama ka qenë në Francë në vizita zyrtare dhe tani bëjmë fjalë për një vizitë të presidentit Macron në Shqipëri. Por do të vijë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...