Përgjigja e Haradinajt për turpin e Ramës (meme)

Premte, 25 October 2019 10:26

Pas padive të gjykatave serbe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj do të përballet sërish me një tjetër padi, por këtë herë nga kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama.

Në emisionin “Opinion”, kryeministri Edi Rama deklaroi se ka udhëzuar avokatët dhe një strukturë ekspertësh ligjorë në Kryeministri, të cilët paguhen me taksat e qytetarëve shqiptarë, që të nisin procedurat për të çuar në gjyq, me akuzën për shpifje, Ramush Hadarinajn.

Sipas Edi Ramës, padia do të bëhet për deklaratën e Haradinajt ku akuzoi se plani i Aleksandar Vuçiç për ndarjen e Kosovës, i mbështetur nga Edi Rama, do t’i merrte Kosovës 10 miliardë Euro pasuri. “Për 10 miliardëshin po përgatis, jo unë, unë kam një zyrë të posaçme të antishpifjes, dhe në Gjykatat e Kosovës, zotëria do të duhet të vijë të provojë akuzën për 10 miliardë që do të ndaheshin në tavolinë midis meje, Hashim Thaçit dhe Presidentit të Serbisë“,- deklaroi Edi Rama.

Në një intervistë dhënë për “Ora News”, më 17 tetor, Haradinaj tha se me vendosjen e taksës kundër Serbisë dhe qëndrimet që ka mbajtur si kryetar i qeverisë ndaloi planin për ndarjen e territorit të Kosovës.

Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës. Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpunëtorë në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera e Trepçës, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”,- deklaroi ndër të tjera Haradinaj.

Padia e paralajmëruar e Edi Ramës për Haradinaj duket jo vetëm e panevojshme, por edhe deklaratë e gabuar. Në kohën që kryeministri flet për rritje të bashkëpunimit mes dy shteteve, përplasja e këtij niveli me padi dhe gjykata tregon të kundërtën. Qytetarët nuk do t’ja falnin kryeministrit të Shqipërisë, që në emër të tyre dhe në emër të institucioneve të tyre të paditet kryeministri i Kosovës.

Nuk ka se si më mirë Edi Rama ti bëjë nder presidentit serb Vuçiç, veçse duke bërë padi ndaj kryeministrit Haradinaj.

Foto më poshtë është përgjigje ndaj turpit të Ramës:

f9a821bf-cfe4-4443-926a-baa188d995e6.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...